Udhëheqësit evropianë janë mbledhur në një samit në Bruksel. Në fillim të këtij takimi liderët politik të BE thanë për mediat se do të qëndrojnë në krah të Ukrainës dhe do të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen si rrjedhojë e një situatë të përmbysur nga ndryshimi i politikave të SHBA nga Donald Trump.

“Evropa duhet të ndërmarrë këtë sfidë, këtë garë armatimi. Dhe duhet ta fitojë atë”, tha kryeministri polak Donald Tusk.

Ndërkohë, kancelari në largim i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se duhet të arsyetohet në mënyrë të ftohtë dhe të mençur, që mbështetja e SHBA-së të jetë e garantuar edhe në muajt dhe vitet e ardhshme, sepse Ukraina varet gjithashtu nga mbështetja e tyre. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *