Nga Pietro Senaldi/

Tjetër përveç Savones, nëse ndonjëherë do të jetë fundi i euros, ajo do të kalojë për Aleksandër Gaulandin, themeluesin dhe udhëheqësin e Adf, Alternative fur Deutschland (Alternativa për Gjermaninë), partia e krahut të djathtë që po gjunjëzon Merkel dhe rrezikon ta dërgojë atë në shtëpi, nëse në vjeshtë CDU do të shkojë keq në zgjedhjet në Bavari, një vend strategjik për të gjithë vendin. Ky avokat gati-tetë gjeneratash, ish-liberal dhe për dyzet vjet anëtar i partisë së Angela-s, aleat i Salvinit dhe I sovranistëve, po paraqet një llogari te kripur për Kancelaren mbi imigracionin dhe Evropën, dy tema burim të pakënaqësisë së madhe për elektoratin gjerman.

INTERVISTA:

Çfarë po ndodh në Gjermani: muaj e muaj për të formuar qeverinë e re dhe qe tani po flitet për krizë. Jeni duke u italianizuar?

“Kriza ka filluar më pare se sa besojmë, tani trazirat brenda koalicionit të madh janë bërë më evidente. Me hapjen e kufijve në 2015, Merkel ka zbuluar kutinë e Pandorës, duke lëkundur besimin ndërmjet CDU-së se saj dhe CSU-së, krahut të partisë bavareze. Seehofer dhe CSU janë në udhëkryq midis dëshirës për të ruajtur pushtetin në nivel federal dhe frikës se një humbjeje të bujshme në zgjedhjet e Bavarisë në vjeshtën e ardhshme “.

Pse Merkel është në krizë?

“Arsyet janë të shumta dhe agimet e krizës tashmë mund të gjenden në politikën e shpëtimit të euros. Megjithatë, gabimi i saj më i madh ka qenë në menaxhimin e refugjatëve, si brenda ashtu edhe në nivel evropian. Vende si Polonia dhe Hungaria nuk e mbajnë lojën e pranimit të detyruar. Dhe tani që Italia ka vendosur të marrë një rrugë tjetër, Merkeli, duke mbetur e bindur në idenë e saj, po ve ne rrezik të gjithë stabilitetin evropian dhe po bën që besimi i gjermanëve të vanitet, duke filluar të mendojnë se pozicioni i Kancelares nuk është i diktuar nga arsyeja “.

Ju keni qenë gjate një anëtar i CDU, si i vlerësoni kritikat që ministri i brendshëm Seehofer, lider i CSU, i drejton ish-partisë tuaj?

“Seehofer ka paralajmëruar për pasojat e pashmangshme që do të krijoheshin në Gjermani nëpërmjet emigracionit të paligjshëm, por nuk nxjerr konkluzionet e nevojshme: prishja radikale me Merkelin dhe fundi i pjesëmarrjes në qeverinë federale”.

Dhe si do të përfundojë?

“Ne të Alternative für Deutschland kemi qene të parët që denoncuam pasojat e emigracionit masiv dhe problemet që do të sillte në sigurinë e brendshme. CSU ndjek temat tona, por nuk dëshiron ende ta hedhë në erë koalicionin. Por prishja vetëm është shtyrë . Ndërkohë, Afd do të arrijë rezultate të shkëlqyera në zgjedhjet e vjeshtës në parlamentet e Wiesbaden dhe Mynihut. Parashikimet për Bavarine tregojnë një përqindje me dy shifra ».

Si e shpjegoni bumin elektoral të partisë tuaj?

“Ne bëjmë pyetjet e duhura, ato jo komodet. Si duhet të jetë shoqëria jonë? Kush mund të hyjë në vendin tonë? Çfarë do të rezervoje e ardhmja për Gjermaninë? Duam një vend që humb identitetin e tij në përzierjen multikulturore të së majtës së gjelbër, apo duam një kulturë udhëheqëse gjermane, fondamentale për vendin tonë? Ne jemi eksplicite te themi se cilat janë problemet e mëdha të Gjermanisë: menaxhimi i sigurisë së brendshme, emigracioni masiv, shoqëritë paralele, qytetet e mëdha si Berlini, ne te cilat janë duke u formuar klane mafioze arabe dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, feja Islamike që nuk përputhet me vlerat tona ».

Cila është ADN-ja e partisë tuaj?

“Ne duam një Evropë të vendeve, sovranitet mbi çështjet e brendshme dhe një politikë monetare që nuk është e orkestruar nga BE. Ne duam një politikë migrimi që plotëson interesat tona, përmirësimin e sigurisë së brendshme, më shume demokraci të drejtpërdrejtë në votimet popullore dhe një politikë të jashtme që është e orientuar te jete një Realpolitik. Për më tepër, ne duam një politikë të re në ndihmë të zhvillimit, e cila për një afat të gjatë do t’i vinte fre emigrimeve masive drejt Europës “.

Në Evropë, të gjitha forcat e të majtës po kalojnë një periudhë krize. Kjo do të thotë se e djathta do të fitojë kudo, apo ky ndryshim midis të majtës dhe të djathtës sot nuk ka me asnjë kuptim?

“Forcat e së majtës janë pakësuar edhe për shkak se klasa proletare siç e kemi njohur gjithmonë nuk ekziston më. Por ka edhe një problem te tipit mendor: është krijuar një elitë e krahut të majtë, e cila duket se gjykon me përbuzje ata më pak të privilegjuarit e shoqërisë. Kjo del mbi të gjitha në problematiken e refugjatëve. Shqetësimet e qytetarëve që kanë frikë nga ky pushtim nga pikëpamja ekonomike, sociale dhe kulturore, injorohen nga e majta. Këta radikalë shik mendojnë se janë qytetarë të botës dhe duan t’i transmetojnë bindjet e tyre gjithë të tjerëve. Ne i kundërvihemi, sepse shteti kombëtar demokratik është dhe mbetet një parim i rendit politik, i cili e di më mirë se kushdo tjetër se si të mbrojë qytetarët e vet “.

Në Itali ka nga ata që flasin për një rrezik të kthimit ne vitet ‘30: çfarë mendoni ju?

“Budallallëqe të ngjashme dëgjohen edhe këtu në Gjermani. Marrëdhëniet në vitet ‘20 dhe ‘30 ishin shumë të ndryshme nga ato aktuale, si tek ne dhe tek ju. Të dy vendet u tronditën nga kriza pas Luftës së Parë Botërore. Ka pasur trazira ekonomike dhe shoqërore që nuk mund të ndodhin kurrë më me sistemet e sigurisë që kemi sot. Italia dhe Gjermania janë demokraci të forta, të cilat nuk kanë nevojë për ndonjë leksion jete nga ana e një te majte histerike “.

Gjermania është vendi lider i Evropës: c’kuptim ka një force euroskeptike në Gjermani dhe si ka mundësi qe ka sukses?

“Është e qartë prej vitesh tashme që euro ishte një gabim. Vendet e forta ekonomikisht dhe nga ana sociale si Gjermania dhe Italia dhe vendet më të dobëta si Greqia dhe Portugalia, kanë qene detyruar te hyjnë në një bashkim monetar. Ne rrugën e gjatë kjo vetëm keq mund të përfundonte . Para euros, Greqia ishte në gjendje të zhvlerësonte monedhën e saj për të shitur mallrat e saj në tregun ndërkombëtar me çmime më konkurruese. Kjo është e pamundur në sistemin e euros. Pasojat po i shohim prej vitesh, duke filluar nga ekonomia në krizë dhe nga papunësia e të rinjve deri në normën e varfërisë gjithnjë në rritje. Për këto arsye euro duhet te vihet ne pikëpyetje, ndër të tjera, është një nga shenjat dalluese të politikës Afd ».

Cilat janë gabimet e Gjermanisë dhe Merkelit në menaxhimin e Evropës?

“Merkel nuk merr parasysh interesat dhe nevojat e vendeve më të vogla si Hungaria apo Greqia. Si te flasësh për çështjen e euros si edhe për politikën e emigracionit. Sillet sikur të ishte patriarke e BE-së, por pa e deklaruar kurrë. Merkel injoron ato lidhje historike, që  janë gjithashtu të rëndësishme për të njohur, për të kuptuar plotësisht vendet fqinje. Është një elefant në një dyqan porcelanesh dhe ka edhe guximin të habitet për dëmet që ka shkaktuar.

Merkel është një bombë me sahat, e rrezikshme për bashkëpunimin midis shteteve evropiane.

Çfarë mendojnë gjermanët për Matteo Salvinin, për politikën e tij mbi emigrantët dhe qeverinë e re italiane që nuk dëshiron më të respektojë parametrat e Mastrihtit?

Politika e migrimit e Salvinit është një zgjedhje e arsyeshme, zgjedhje që ne të Afd  kërkojmë prej kohesh. Në këtë mënyrë ka vendosur një pike çuditëse, si në Bruksel, ashtu edhe në Kancelarinë Federale të Berlinit. Duke vepruar kështu, ka shkaktuar ndjeshmëri “.

Çfarë mendoni për Macron, për udhëheqësin austriak Kurz dhe për hungarezin Orban?

“Macron është kopja franceze e Merkel, me politikën e tij nuk do të arrije kurrkund. Kurz dhe Orban, nga ana tjetër, duket se janë të orientuar drejt rrugës së Afd. Qeveritë e Vjenës dhe Budapestit karakterizohen nga një politikë e arsyes, e cila synon luftimin e emigracionit masiv dhe islamizimit ».

A nuk po ndodh që shpërbërja e BE-së e cila dukej të ishte e lidhur me një monedhë të gabuar tani po ndodh për shkak të politikës evropiane mbi emigrantët?

“Emigracioni masiv është një nga problemet kryesore të kohës sonë dhe me siguri do të merren edhe brezat e ardhshëm. Përgjigjja është po, ata kanë potencialin për të shkatërruar Evropën. Ne nuk na intereson shume BE, por ruajtja e Evropës si një kontinent I denje për te jetuar, me shumëllojshmërinë e vendeve të saj, të cilat duhet të jenë të lira dhe sovrane. Brexit na tregon se si, me një politikë irracionale, një vend anëtar i rëndësishëm është detyruar të largohet “.

A ka nevojë BE për një politikë të vetme, apo duhet që shtetet të vendosin individualisht?

“Ne duam një Europë te atdheve, siç ishte thënë në të kaluarën nga de Gaulle. Shtete sovrane që mund të organizojnë politikën e tyre të brendshme pa ndikimin nga ana e BE-së dhe që mund të bëjnë biznes me njëri-tjetrin në një bashkim doganor që, në fund të fundit, ka funksionuar kaq mirë para Traktateve të Mastrihtit dhe Lisbonës. Nje Supershtet evropian nuk duhet të ekzistojë dhe nuk do të ekzistojë. Nuk mund as të funksionoje , pasi nuk do të ishte në gjendje të përfaqësonte traditat dhe mentalitetin e kombeve të ndryshme. Kjo ide ka lindur nga burokratët e BE-së, siç janë Macron dhe Merkel “.

A jeni dakord me sanksionet e vendosura nga BE-ja mbi Rusinë?

“Këto sanksione nuk kanë asnjë kuptim: ato nuk dëmtojnë vetëm Rusinë, por edhe ekonominë gjermane apo italiane. Rusia është shumë e rëndësishme për ne. Ne nuk mund të lejojmë që ta mbajmë Mosken vazhdimisht mbi litarë. Sanksionet duhet të përfundojnë sa më parë te jete e mundur dhe marrëdhëniet tona me Rusinë duhet të rishikohen mbi bazën e një Realpolitik “.

A ka NATO ende kuptim?

AfD e konsideron NATO-n një aleancë për mbrojtjen, që në këtë situatë politike globale ende ka të drejtë të ekzistojë. Por ne e refuzojmë tendencën e viteve të fundit për ta kthyer atë në një aleancë ndërhyrjeje, për ta përdorur në veçanti ne krah te SHBA-së në aventurat e politikës së jashtme, si për shembull në Afganistan.

A është e drejtë që Gjermania të paguajë më shumë për NATO-n?

“Këto janë detyrime që duhet të respektohen dhe që nuk janë respektuar nga qeveritë aktuale dhe të mëparshme gjermane. Kritika në këtë drejtim është e justifikuar, si dhe ajo që mund të avancohet për gjendjen katastrofike të Bundeswehr. Për ushtrinë gjermane është e vlefshme batuta: “Vetëm në limite gati për mbrojtjen” ».

 

nga Pietro Senaldi Libero