Një sulm me dron në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, një bastion i Hezbollahut, vrau të martën zyrtarin e lartë të Hamasit, Salah al-Arouri.

Droni goditi një zyrë të Hamasit, duke vrarë gjashtë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve libaneze.

Hamasi konfirmoi vdekjen e Salah al-Arourit dhe e quajti atë një “vrasje frikacake” nga Izraeli, duke shtuar se sulmet kundër palestinezëve “brenda dhe jashtë Palestinës nuk do të kenë sukses të thyejnë vullnetin dhe stabilitetin e popullit tonë ose të minojnë vazhdimësinë e rezistencës së tij të guximshme”.

Kjo dëshmon edhe një herë dështimin e tmerrshëm të këtij armiku për të arritur ndonjë nga qëllimet e tij agresive në Rripin e Gazës,” tha organizata.

Pas lajmit për vdekjen e al-Arurit, xhamitë në Arura, në veri të Ramallah, janë në zi për vdekjen e tij dhe këtë të mërkurë është thirrur një grevë e përgjithshme.