Lideri kinez, Xi Jinping ka deklaruar se është i nevojshëm një “Revolucion i Tualeteve” në mbarë vendin me qëllim zhvillimin e turizmit në vend dhe mbi të gjitha kualitetin e jetës.
“Çështja ‘Toilet’ nuk është një problem i vogël por një aspekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës në jetën në zonat urbane dhe rurale”, citohet që të ketë thënë Xi.
Nevoja për përmirësimin e tualeteve publikë u përmend në raportin e Xi në Kongresin e Partisë Komuniste të Kinës, duke e përshkruar si një nga sfidat principiale të administratës.
Xi fillimisht e hodhi çështjen “Tualet” në fushatën e vitit 2015 në kuptimin e pastrimit të të Kinës tmerrësisht të ndotur dhe në banjat publike me aroma të turpshme në zonat turistike të vendit.
Veritas.com.al/