JOEL B. POLLAK/ Breitbart

Gjenerali Mazloum Abdi, udhëheqësi i lartë ushtarak i Kurdëve Sirianë, falënderoi Presidentin Donald Trump të Mërkurën për përpjekjet e tij në ndalimin e një ofensive turke dhe negociatat për armëpushim.

Gjenerali Mazloum, i cili drejton Forcat Demokratike Siriane (SDF), lëshoi deklaratën e tij menjëherë pasi presidenti njoftoi se SH.B.A. po vinte sanksione ekonomike ndaj Turqisë, në këmbim të angazhimit të saj për një armëpushim “të përhershëm”.

Ky angazhim ishte njoftuar një ditë më parë, kur Rusia dhe Turqia ranë dakord për patrullime të përbashkëta brenda 10 km nga kufiri Siri-Turqi, dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) ranë dakord të tërhiqen 30 km në jug të kufirit.

Trump përshëndeti marrëveshjen e re të Mërkurën, duke deklaruar se SH.B.A. ishte “e gatshme të marrë përsipër fajin dhe ne jemi gjithashtu të gatshëm të marrim meritat” për armëpushimin e ri.

“Ne po arrijmë një zonë shumë më të qetë dhe të qëndrueshme midis Turqisë dhe Sirisë, përfshirë një zonë të sigurt të gjerë 20 milje,” tha ai.

Presidenti shtoi: “Turqia, Siria dhe të gjitha format e Kurdëve kanë luftuar me shekuj. ne u kemi bërë atyre një shërbim të madh dhe kemi bërë një punë të shkëlqyeshme për të gjithë ata. Dhe tani po dalim. … Lëreni që dikush tjetër të luftojë per këtë rërë të gjatë te njollosur me gjak ”.

Ai shtoi se kishte biseduar me gjeneralin Mazloum, i cili e falënderoi dhe e siguroi atë se anëtarët e të ashtuquajturit Shtetit Islamik (ISIS) do të mbeten në burg.

Marrëveshja e re është arritur, vuri në dukje Trump, “pa derdhur gjak amerikan”.

“Mbi të gjithë gjakun dhe thesarin e çmuar që Amerika ka derdhur në shkretëtirat e Lindjes së Mesme, unë jam i angazhuar të ndjek një kurs tjetër, atë që çon në fitore për Amerikën,” tha ai.

VERITAS.COM.AL/