TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur t’i revokojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Vendimi u caktua nga gjyqtarja Flojera Davidhi, masë e cila mësohet të jetë kundershtuar nga Prokuroria e Posaçme.

Vendimi i gjykatës:

Lajmi u dha nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, i cili tha se vendimi është i ekzekutueshëm dhe Berisha është i lirë, prej ditës së sotme.

“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën. Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi. Absolutisht i ekzekutueshëm, ai sot është i lirë. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha”, tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha qëndronte në masën e “arrestit shtëpiak” prej 30 dhjetorit 2023.

Kjo masë e dytë shtrënguese erdhi pasi ai nuk pranoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”.

Gjykata Kushtetuese pak ditë më parë e cilësoi si kushtetuese masën “Detyrim paraqitje” që kishte caktuar GJKKO-ja, pavarësisht ankesës, që bëri mbrojtja e Sali Berishë në këtë organ.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *