Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që të lirojë nga paraburgimi 3 infermieret që dhunuan të moshuarën në azilin e pleqve në Pejë. Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi do të hetohen në gjendje të lirë.
Ngjarja e ndodhur më 29 tetor shkaktoi reagime të shumta jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë por edhe në shtete të tjera, ku persona të njohur dënuan dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar duke qeshur.
Vajza e të moshuarës që paguante 600 euro në muaj që infermierët të kujdeseshin për nënë e saj, pasi vuante nga ‘Alzheimer’ e ka nxjerrë nga azili menjëherë sapo mësoi ngarjes.
Më pas e mori djali me vete në Belgjikë. E moshuara që u dhunua nga infermierja e qendrës është nëna e ushtarit të UÇK, Taulant Reshat Nura që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë.