
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”. Ai u ndal te lobimi i Partisë Demokratike në SHBA, të cilin e cilësoi si përpjekje për të pastruar baltën nga bufi i kënetës.
“Janë mbledhur disa patriotë, që nuk dihet kush janë dhe kanë mbledhur 6 milionë dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madho dhe minim të demokracisë.
Po pse duheshin këto 6 milionë dollarë për këtë damkë nëse kjo damkë ishte damka e një komploti të Sorosit me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA. Pse duhej kjo kontratë dhe pse duheshin këto 6 milionë dollarë për të vënë në vend kjo padrejtësi kaq të madhe që u tha se binte sapo do vinte në pushte presidenti Trump.
Pse duhej kjo koracatë 6 milionë dollarëshe, e cila është më e lebetitshme se ajo kontrata e Lulit të shkretë, që u bë copash për të justifikuar ato 500 mijë dollarët fantazmë,. Edhe ai tha se disa patriot tha për ato paratë që ishin të lidhura me Rusinë në atë kohë.
Po 500 mijë, kurse këto janë 6 milionë dollarë, ku një pjesë e zjarrit patriotik është dhe sjellja e Latifti në Tiranë për ti vënë kapelën bufit në kokë. Dmth për t’i vënë një kokë që të duket si Trump, por version më qesharak i mundshëm, ndërsa Latifi ka marrë pjesën e tij në atë 6 milionë dollarë, që kanë dalë nga barku i kënetës.”, tha ai.
Komente