Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet çështjen e financimit rus të Partisë Demokratike për lobimin në Shtete e Bashkuara të Amerikës, raporton gazeta Liberale, e afërt me PD.

Prokuroria ka dërguar një shkresë në selinë e PD, ku njoftohet lideri i demokratëve se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Dosja hetimore është dorëzuar dje në gjykatë dhe i është komunikuar kreut të PD.

Ndërkohë që prokuroria e akuzon kryedemokratin Basha vetëm për “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, ka rënë akuza për “pastrim parash”.

Prokuroria ka marrë të pandehur me të njëjtën akuzë edhe Arben Ristani e Ilir Dervishi.

Veritas.com.al/