Presidenti amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris mirëpritën gazetarin Evan Gershkovich dhe dy amerikanët e tjerë që u kthyen në tokën amerikane, pasi u liruan nga Rusia në një shkëmbim historik të të burgosurve.

Gershkovich, ish-marinsi Paul Whelan dhe gazetarja Alsu Kurmasheva u përshëndetën me duartrokitje nga familjet dhe miqtë, ndërsa zbrisnin nga një avion në bazën Andrews pranë Uashingtonit dhe secili u përqafua me Biden dhe Harris.

Lot gëzimi në Shtëpinë e Bardhë, amerikanët e

Gershkovich është pritur nga familja në një takim mjaft prekës pasi kanë pritur 491 ditë për lirimin e tij. Sipas marrëveshjes u liruan 24 të burgosur, 16 nga Perëndimi dhe tetë që po kthehen në Rusi.

Është raportuar se Vadim Krasikov, i identifikuar nga zyrtarët gjermanë si kolonel në shërbimin e inteligjencës ruse FSB, është pjesë e shkëmbimit.

Uashingtoni kishte punuar për një marrëveshje “e cila duhet të kishte përfshirë gjithashtu Alexei Navalny, por fatkeqësisht ai vdiq”, zbuloi emocionalisht këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan në një konferencë shtypi, duke përjashtuar më vonë se shkëmbimi kishte lidhje me luftën në Ukrainë.

Lot gëzimi në Shtëpinë e Bardhë, amerikanët e

Në këmbim, Kremlini mori dhjetëra të burgosur, ndër të cilët veçohet Vadim Krasikov, koloneli i FSB-së i dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani për vrasjen e Zelimkhan Khangoshvili në mes të ditës në një park në Berlin: një ish-komandant çeçen i pavarur, një nga armiqtë e Vladimir Putinit.

Ky është shkëmbimi i të burgosurve më i madh dhe më kompleks midis Uashingtonit dhe Moskës, dhe në përgjithësi midis Perëndimit dhe Lindjes, që nga Lufta e Ftohtë.