Diferencat mes d=y anëtarëve kryesor të koalicionit qeveritar bëhen përditë e më të dukshme: Ndërsa LSI ka një tendencë për të mbajtur të gjallë pamjen e pluralizmit politik dhe të vlerave të demokracisë, liderët e PS të Rilindjes, nuk e kanë në agjendë këtë çështje.

Kjo është diferenca kryesore mes tyre.

Prej këtej janë ravijëzuar disa “konflikte” ose “krisje” siç i ka quajtur media. Më e qarta është kjo e fundit, ku LSI deklaron se “nuk merr pjesë në zgjedhje farsë” duke iu referuar zgjedhjeve të përsëritura për pushtetin lokal në Kavajë. Pas regjistrimit të LSI-së në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit, Luan Rama deklaron se LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës.

“Kjo forcë politike nuk është regjistruar në KQZ si subjekt pjesëmarrës në garën e Kavajës dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë”- tha ai.

Rama tha se LSI nuk merr pjesë në këtë farsë ku “një vend i NATO-s zhvillon zgjedhje pa opozitën”.

“Kavaja” është një rast për “memorie”, sepse bëhen zgjedhje për shkak të papërgjegjshmërisë në zgjedhjet e mëparshme dhe gabimit në zgjedhje dhe qytetarëve të Kavajës u jepet mundësia të korrigjojnë gabimin, që nuk e bënë. .

LSI nuk merr pjesë në farsë, është e vendosur dhe do të ushtrojë kontributin që të zhvillohen zgjedhje me standarde Europiane.  Por kjo është ndarja përfundimtare mes dy anëtarëve në koalicion.

/Veritas.com.al/