Deputeti i PS Petro Koçi në një deklaratë për mediat pasi dha dëshminë e tij në SPAK, dha një deklaratë të fortë kur tha se njerëz nga bota e krimit kanë lidhje me LSI, madje ndikuan dhe ne zgjedhjet e fundit.

E megjithatë Koçi foli pa emra konkrete para gazetarëve.

“Duart e krimit janë përfaqësues të botës së krimit. Në Fier është një botë goxha e konsoliduar. Unë kam guxuar e kam denoncuar shumë herë. Gjatë fushatës denoncova një gjyqtar për një shkarkim nga puna dhe mesa di ky gjyqtar është shkarkuar. 

Mendoj se sensibilizimi i SPAK është i nevojshëm. Unë jam politikan dhe e ndjej që bota e krimit në fier është goxha prezente dhe mobilizimi i SPAK aty është duhet të jetë më prezent që të jetë qytet i pastër. Në marrëdhënie me LSI ndikuan në zgjedhje, në të fundit ndikuan.

Rastet që kam denoncuar tregojnë se kam vullnet për të bashkëpunuar me drejtësinë. Qëndrimet e mia nuk janë për të larë hesapet me politikanë por me botën e krimit.

Ata ndikojnë dhe në financat publike, ose duke kërcënuar zyrtarë është diçka që jam i bindur.

Jam i bindur që në Fier edhe nga marrëdhëniet instensive që kam  me elektoratin e tij, por  e di se shumica në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time, por nga  PS jo, sepse ka njerëz që e vërteta u dhëmb, është edhe vullnet i PS të bëhet drejtësi. Media ka bërë shumë akuza dhe referime konkrete, unë kam kurajon që ti them. Unë do jem vazhdimisht aktiv që jeta politike te jetë sa më e pastër.

Unë jam shumë i qartë në ato që thashë. Duhet të tkurrim veprimin e botës së krimit. Unë e kam sqaruar që deklarata ime ka lidhje me nxitjen e efekteve pozitive të drejtësisë”, tha ai.

 

Vijon…