Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka dalë sot para medias për të denoncuar faktin se zyrtarët e zgjedhur nga LSI-ja po hiqen nga puna nga ata që i ai quajti “gardistët e kuq”, “Gestapo” apo forcat e’ Gebelsit’ vetëm sepse morën pjesë në mitingun elektoral të LSI-së në Tiranë, mbrëmjen e së enjtes.

Luan Rama u bëri thirrje anëtarëve të LSI-së në administratë që të mos frikësohen nga lojërat shantazhuese sepse më 26 qershor do të rikthehen sërish në vendet e tyre të punës.

Rama, gjithashtu hodhi dyshime mbi presionet e Gramoz Ruçit kundër presidentit të zgjedhur, Meta. Meta ka thënë se nuk do të dekretojë ‘ministra apo kryeministra të dalë nga zgjedhje të vjedhura”, dhe kjo ‘i ka djegur’ Ruçit. Luan Rama shtroi pyetjen pse Ruçi acarohet nga ky parim i demokracisë?! Apo ka ndërmend ‘të vijë në qeveri me vota të vjedhura’?- shtroi pyetjen Rama i LSI.

Veritas.com.al/