Koment/ Me sa duket thirrja e SHBA përmes ambasadës në Tiranë ndaj deputetëve për të mos iu bindur kërcënimeve të LSI dhe PD për djegien e mandateve, ka prerë procesin brenda koalicionit. PD tha çfarë tha mbrëmë, por LSI akoma nuk ka thënë vendim përfundimtar.

Ndoshta po shtyhet që të mos vndosë më tej për ‘djegie’.  Vetë Ilir Meta, që nga Gjermania i bëri thirrje opozitës që të tërhiqet nga beteja e kotë. Monika vetë nuk po prononcohet

Një deputet i Durrësit, Lefter Koka ka deklaruar që dje se ‘nuk e djeg mandatin’

Por sot në mëngjes, Ylli Manjani- ish ministër i LSI që nuk është deputet, ka kërkuar prapë të digjen mandatet e shokëve.

Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani, e ka sulmuar qëndrimin e Presidentit Ilir Meta, ndaj krizës së fundit politike në vend dhe vendimit të opozitës për të djegur mandatet.

Presidenti tha për DW dje se “vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar….Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.”

“Paralele historike me “hapat para dhe pas”…- shkruan ai –  Lenini kur i dha fund dhe asaj pak demokracie të brendshme në Partinë Komuniste, tha: Le të bëjmë një hap para e dy hapa pas. Presidenti i Republikës mendon se demokracia në Shqipërinë e sotme shpëton nëse bëjmë vetëm hapa pas”, shprehet Manjani dhe pa e lënë me aq, boton edhe faqen e fjalimit të Leninit.

Veritas.com.al/