Frrok Çupi/

Akti i fundit shfaqet nesër, e hënë, mbasdite:

Nesër zbret në Tiranë reporteri i BE, Knut Fleckentstein. Para se të mbërrijë në Tiranë ai ka shpallur në agjendë “takim me politikanët”, dhe pastaj me “studentë” dhe me “avokatin e Popullit”. Deri më sot kurrë nuk është thënë, globalisht, se një i dërguar i BE shkon diku për të “takuar politikanë”. Kësaj here i dërguar i BE ka me vete një “thes” gjërash që e ka emërtuar “me politikanë”; që do të thotë se ende nuk është gati të tregojë “cilin politikan” do të takojë. BE është tani në gjendjen më të mjerë që ka parë historia; deri edhe në pikën ku nuk mund të përcaktojë agjendë korrekte zyrtare. Por një gjë dihet para se reporteri i BE të mbërrijë: Ai do të vijë i shqetësuar nga protesta popullore kundër qeverisë. Zoti Fleckentstein është një socialist gjerman, , që me siguri ka kuptuar me trishtim se në Tiranë po i preket oborri i tij majtist. Majtistët në Europë, në gjendjen më të keqe se kurrë, pasi janë abandonuar nga kombet e tyre, po “varen” në degë të dobëta si qeveria e Tiranës, e Beogradit, e Athinës, etj. Lufta e tyre me “populistët”, që tashmë janë kthyer në një stuhi perëndimore, është e humbur. Zoti Feckentstein vjen në Tiranë për të demonstruar luftën Perëndimore mes elitës së dështuar dhe populistëve të rinj. Me këtë rast do që të mbajë Tiranën, me patjetër, në pjesën e “moçalit” politik.

Akti i ditës së fillimit të protesës anti- qeveritare:

Akti kulmor u manifestua me letrën e zotit Dana Rohrabacher, kongresmen Republikan i Shteteve të Bashkuara. Ditën e fillimit të protestës anti -qeveritare në sheshin e Tiranës ai i shkroi kryetarit të PD, Basha, me mesazhin se Shtetet e Bashkuara përkrahin zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri si dhe përpjekjet për t’i realizuar ato. Ekipi i ri i konservatorëve të Presidentit Donald Trump ka vëmendje mbi Shqipëri-ku është i njohur krimi dhe korrupsioni qeveritar që nga Tirana në Washington. Këtë lloj qeverisjeje zoti Trump e quajti “swamp” dhe nisi luftën për tharjen e tij.  Zoti Rohrabacher është drejtor i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën në Kongres dhe një nga njohësit më të mirë të çështjeve të Ballkanit. Ai është zyrtari i parë i Shteteve të Bashkuara që i përket ekipit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, i cili reagon për një çështje të Shqipërisë. Para tij, asnjë nga të dërguarit amerikan, madje as vetë ambasadori Donald Lu, nuk janë misionarë të Presidentit aktual të SHBA. Këtu në Tiranë ka një përplasje të dukshme mes “pushtetit të dyfishtë” të Obama- Clinton dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump. Në bulevardin e protestës kjo manifestohet qartë.

Akti i të dërguarve fals nga Amerika dhe BE:

Në rrëmujën që bëri ambasadori amerikan Donald Lu, duke sulmuar prokurorin e Përgjithshëm të Republikës për shkak se nuk i funksionoi presioni për të kryer korrupsion gjigand me një kompani kanadeze, , dikush del dhe merr anën e Lu. Në fakt anën e ambasadorit duket që e ka paguar vetë Soros nga Amerika. Soros është i shpallur si “kërcënim për sigurinë kombëtare” në Amerikë, por mbretëron në media dhe në qeverinë e Shqipërisë. Mediat shpikën një lajm sikur “Amerika përkrah Lu”. Emri që sollën mediat si mbrojtjes të ambasadorit Lu, dmth., të interesave të Soros e tj., ishte Mark Toner. Këta e shitën si “zëdhënës të Departamentit të Shtetit”. Në fakt Mark Toner  nuk është zëdhënës i Departamentit të Shtetit. E shumta, ai është “acting spoksman” (ndihmës i zëdhënësit kur nuk është zëdhënësi). Por zëdhënësi i State Departamentit pas zgjedhjes së zotit Tillerson në krye të tij, nuk mungon asnjë ditë. Toner është anëtar i administratës së vjetër të Obamës, që akoma nuk ka marrë rreckat… Lajmet false përplasën Amerikën “e vjetër” dhe Amerikën e re mu këtu në Tiranë, me sebep Lu. Edhe në emër të BE, zotin Lu e mbështeti shoqja e tij, Vlahutin. Edhe në Kosovë i mblodhi gjithë krerët e shtetit një Metthew Palmer, që në fakt është asgjë në administratën e re amerikane. Ka qenë vetëm diplomat në Beograd… Këto ndodhën brenda pak ditësh, dhe po manifestojnë përplasjet perëndimore.

Akti i përkatësive në bulevardin e Tiranës:

Protesta e fuqishme popullore në Tiranë, siç duket, e vuri kombin në anën e rendit të ri botëror. Politika shqiptare është e dominuar nga mafiozë ndërkombëtar si George Soros,e të tjerë. Beteja për të themeluar rendin e ri botëror ka nisur me ndarjen e kombeve prej elitave liberale majtiste dhe deri me fitoret e mëdha Brexit e Trump në botën Anglosaksone. Europa Perëndimore po dominohet nga epoka e re e rendit botëror. Qeveria shqiptare është tërësisht e paguar nga fondet e Soros. Kryeministri vetë dhe të gjitha gratë e tij janë anëtare të bandës së Soros; ministra gjithashtu, media- po e po. Beteja në Bulevardin e Tiranës nuk është një rastësi, as edhe një gjë që ndodhi sepse ashtu ndodhi: Pushteti i ushqyer nga mafia e brendshme dhe e jashtme  kërkojnë të mbajnë nën skllavëri këtë komb.

Bulevardi i madh që ka edhe emrin “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në arenën e betejës. Nuk mund të fitojë e rrëzuara.

19 SHKURT 2017