Hamasi iu përgjigj pozitivisht kërkesës së presidentit të SHBA Joe Biden për një armëpushim në Gaza. Biden i kërkoi Hamasit të pranojë një marrëveshje të re paqeje. Marrëveshja bënte fjalë për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje izraelite nga Gaza në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve dhe rindërtimit afatgjatë të enklavës së shkatërruar.
Kërkesë kjo të cilës Hamasi e vlerësoi si pozitive. Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të vazhdojë luftën, shkruan The Guardian.
Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Benjamin Netanyahu thuhej se Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa të arrihen qëllimet e vendit, duke përfshirë “eliminimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit”.