Marrëdhënia e drejtuesve të Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, me Edi Ramën, nuk është e mirë, dhe kjo tashmë nuk është një gjë e re.
Por duket se ata nuk e fshehin pakënaqësinë ndaj njëri-tjetrit, edhe në prani të të tjerëve, kur ndodhen në takime ndërkombëtare.
Kjo gjë shihet fare mirë edhe në fotot që kanë postuar Vjosa Osmani dhe Edi Rama, nga takimi i fundit në Athinë mes kryeministrave të rajonit dhe kancelarit gjerman Shcolz.
Osmani ka postuar një foto “provokuese”, ku Ramën e ka “prerë” në mes, ndërsa i ka kthyer kurrizin.
Madje dhe pozicionimi i karriges, tregon parehatinë e tyre me njëri-tjetrin, pasi siç shihet nga foto, ndryshe nga të tjerët, karrigia e Ramës me atë të Osmanit ka distancë të theksuar.
Ndërsa Rama ka postuar foto të shumta me të gjithë të pranishmit, me përjashtim të Vjosa Osmanit.