Luiza Gega nuk arriti dot të sigurojë kualifikimin për në finalen e madhe të Parisit.
Atletja shqiptare e mbylli garën e saj të 3000m me pengesa ne vendin e 9-të me kohën 9:27:41.

Pas një nisje të mirë në start, në mesin e garës Luiza nuk mundi të ruajë dot ritmin, duke humbur grupin e 5 të parave që siguronin kualifikimin.
Me gjithë përpjekjet në xhiron e fundit Luiza Gega nuk arriti të shkonte më lart se vendin e 9, duke mbyllur kështu përfaqësimin e Lojërat Olimpike, të tretat në karrierë për Luiza Gegën.