-Në seancën e sotme Parlamentare, Basha e ka bërë të qartë se negociatat me BE nuk do të hapen, dhe kjo jo për faj të opozitës, apo të ndonjë vendi të BE, por vetëm për fajin e Edi Ramës-.

Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë të enjte, fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha është transmetuar vetëm në Facebook.

Por megjithatë, kjo nuk e ka penguar Bashën që fliste nga foltorja e Kuvendit, e ndërsa prapa tij, disa deputetët të PD-së mbanin të shpalosur një banderolë kundër kryeministrit Edi Rama.

Fjala e kreut të PD-së, u përqendruar tek çështja më e debatuar e ditëve të fundit, audio-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Basha e ka bërë të qartë se negociatat me BE nuk do të hapen, dhe kjo jo për faj të opozitës, apo të ndonjë vendi të BE, por vetëm për fajin e Edi Ramës.

Kreu i PD-së ka folur edhe për një mesazh që ia kanë dërguar kryeministrit Rama, se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të ketë hapja të negociatave.

Pasi ka mbaruar fjalën, deputetët e PD-së kanë lënë Kuvendin, ndërsa Ruçi ka filluar seancën parlamentare.

“Çfarëdo që të thotë sot ky daulleshpuari shqiptarët e dinë se negociatat nuk hapen pa u luftuar krimi, me reforma në letër, pa e ndarë qeverisjen nga krimi”, citohet të ketë thënë Basha.

Basha ka zbuluar edhe një ‘të fshehtë mes tij dhe Ramës. Dmth., Basha e dinte cilin ka takuar mbrëmë kryeministri Rama dhe i është drejtuar kështu: “Rama si ta kane thënë edhe mbrëmë, nuk hapen negociatat pa zgjedhje te lira dhe te ndershme”.

Veritas.com.al/