Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur sot në prani të të pranishmëve në Çadrën e Lirisë, theu “tabunë” e Reformës në Drejtësi. “Ne e dimë tashmë çfarë është kjo Reformë”- tha zoti Basha, e mësuam gjatë rrugës. Ai tha se Reforma është një sajesë e miqve të Ramës (duke nënkuptuar Soros dhe një shpurë nëpunësish burokratë të BE), të cilët tentuan që Drejtësinë ta venë në dorë të Ramës.

-Populli nuk e pranon kurrë këtë!- tha Basha- Ne nuk e lejojmë kurrë q ëtë ndodhë kjo!

Basha tha se ky është një komplot i thurur nga kryeministri në bashkëpunim me të korruptuarit e tij ëpr të vënë nën këmbë Drejtësinë. Por ne “nuk e lejojmë”, tha përsëri Basha. Ai tha se “nuk mund të na kompleksojë” Rama me fjalët “reformë”dhe “drejtësi”, sepse ne nuk kemi komplekse, komplekse “ka ai që ka lidhje me krimin.

Basha dha njoftimin se si do të bëhet Reforma në Drejtësi:

“Reforma në Drejtësi do të bëhet duke anuluar këtë ‘projekt mafioz’ dhe duke ndjekur vetëm linjën Washington- Bruksel”- tha Basha. Me këtë nënkutohet se pas anullimit të të gjithë sajesave të deritanishme, do të nisë Reforma reale e Drejtësiosë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare.

Kryetrari i Opozitës, Basha, duke folur për drogën që është kultivuar në vend tha se “sasia e drogës që thuhet se është kapur, nuk është dokumentuar. Kjo është bërë me qëllim që të shtihet në dorë të qeverisë. Ajo drogë ndodhet në tunelet dhe magazinat e vendit”.

E si mund të shkonim në zgjedhje nën kujdesin e “komandantit të drogës- Rama’!?- tha Lulzim Basha.

Ai deklaroi se menjëherë sap të ngrihet ‘Republika e re’, kryeministri aktual do të dërgohet para Drejtësisë.

/Veritas.com.al/