Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të presë Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 dhe 30 gusht. Lajmi është konfirmuar nga mediat serbe.

Gjithashtu edhe vetë presidenti Vuçiç së fundmi, në hapjen e Shtëpisë Serbe në Paris, gjatë Lojërave Olimpike, ka paralajmëruar ardhjen e Macron.

Më pas ai vlerësoi se pas vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit kinez Xi Jinping, pak liderë botërorë kanë pasur vizita të tilla afatshkurta sa Serbia.