Macron do të fluturojë drejt Moskës në një vizitë që është cilësuar me “risk të lartë diplomatik”, për të provuar në gjetjen e balancës së re midis Rusisë dhe Perëndimit.
Sipas Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, arritja e një marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës – eventualisht duke shmangur luftën – është pranë.
Gjithsesi, një sinjal të parë se do t’i dëgjojë pretendimet ruse dhe ato janë legjitime, për të garantuar sigurinë territoriale.
E njëjta gjë gjithsesi, vlen edhe për Kievin. Integriteti territorial i Ukrainës është tërësisht i panegociueshëm jo vetëm për Macron, por për të gjitha fuqitë perëndimore.
Moska e ka bërë një listë kërkesash. Ndër to, kryesorja është ajo për të shmangur alokimin e trupave të NATO-s në vendet fqinje.
Prania e ushtarëve të aleancës gjithsesi, vijon të mbetet e lartë, edhe në vendet e Evropës Lindore.
Mbi këtë aspekt, Macron bëri me dije për gazetën franceze “Journal du Dimanche”, se objektivi rus në realitet, nuk është Ukraina, sa është sqarimi i rregullave me NATO-n dhe Bahskimin Evropian”.
Ndaj, në një rol të shtuar që Macron ka marrë në union pas largimit të kancelares gjermane, Angela Merkel, nga detyra, shpresat janë se ai mund të arrijë një zgjidhje më të butë, duke parë edhe se bisedimet Washington-Kremlin nuk kanë shkuar në mënyrën e pritur apo të dëshiruar deri tani.
“Duhet të mbrojmë vëllezërit tanë evropianë, duke propozuar një balancë të re që mund të ruajë paqen në kontinent”, shtoi kreu i Elysee-së. “Kjo, duhet bërë duke respektuar dhe duke kuptuar edhe Rusinë dhe traumat e këtij vendi të madh”.
Fill përpara nisjes, Macron është rakorduar mbi çështjen edhe me partnerët amerikanë dhe evropianë.
Ndërsa, e gjithë bota, i ka sytë nga Moska.