(Ministri i Jashtem i Turqise,  Mevlut Cavusoglu dha pergjigje te forte ndaj komenteve te zotit Macron)

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka akuzuar presidentin Francez, Emmanuel Macron se është duke “sponsorizuar terrorizmin” duke iu referuar ritikave të sulmeve të Turqisë mbi Siri.

Mevlut Cavusoglu tha për reporterët se zoti Macron donte të bëhej lider i Evropës, por është “duke u dridhur”.

Muajin e kaluar, zoti Macron priti një zyrtar të lartë nga Forcat Demokratike Kurdistane në Siri (SDF).

Turqaia e shikon seksionin e këtij grupi – YPG – si grup terrorist.

Më herët, ditën e Enjte, zoti Macron tha se ai u qëndron komenteve të bëra pak javë më parë ku e përshkruan NATO-n si ‘me tru të vdekur’.

VERITAS.COM.AL/