Wikileaks ka publikuar mbi 21,000 email-e nga fushata presidenciale e presidentit Francez , duke cituar se burimi i informacionit vjen nga brenda fushatës.
Wikileaks ka njoftuar për publikimin e 21,075 emaileve ditën e Hënë, duke i prezantuar në databaze të kërkimeve. . N një deklaratë të website të grupit ka njoftuar se numri total i email-eve është mbi 75,000, por ishin të aftë të verifikojnë autencitetin e vetëm 21,075 .
Arkiva totale, sipas Wikileaks është 71,848 emaile, 26,506 attachmente vijnë nga 4,493 emaile individuale të ndryshme.
Wikileaks citon një intervistë të bërë në fillim të këtij viti me kreun e agjencisë së kibernetikës ANSSI, Guillaume Poupard ku i është pohuar se dalja e emaile-ve origjinale nuk vjen nga ndonjë burim qeveritar siç është Rusia, por nga aktorë individual.
Gjatë fushatës së Macron u hodhën dyshime mbi një ndërhyrje të mundshme të Moskës në fushatë; madje edhe u ndaluan dy media shtetërore ruse që të mbulonin fushatën e Macron.
Qeveria Franceze më vonë njoftoi se nuk ka asnjë të dhënë se qeveria Ruse ka hakeruar fushatën e Macron.
Rrjedhja e informacionit tregon se fushata e Macron është hakeruar në fazën e dytë të saj, në Maj. Hakerimi fillestar përmban rreth 9 gigabyte.
Veritas.com.al/