Kush i kishte vrarë në mesnatë djalin dhe nënën (73 dhe 43 vjeç) në Vlorë? Dilema nuk zgjati aq shumë, sepse menjëherë dyshimet u drejtuan për te nusja, edhe kjo 32 vjeç. Provat e zbuluara dëshmuan se nusja Hysnie Hoxhari është vrasëse e vjehrrës dhe burrit të saj.

Policia e Vlorës ka arrestuar personat përgjegjës për vrasjen e dyfishtë dhe më pas djegien e banesës së Salkie Hoxhallarit (73 vjeç) dhe Olsi Hoxhallarit (43 vjeç), në 21 janar të këtij viti.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Gentjan Shehaj, deklaroi se janë vënë në pranga dy autorët e vrasjes dhe është sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se janë vrarë nënë e bir.

Të arrestuarit janë Hysnie Hoxhallari, 32 vjeç, banuese në Vlorë dhe Kasëm Pirjasi, 26 vjeç, banues në Strum të Fierit. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë nënë e bir si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave, duke synuar për ta devijuar ngjarjen si aksidentale.

Veritas.com.al/