(FOTO: Zëvendës presidenti Joe Biden)
Njëzet e shtatë ditë pasi Donald Trump u zgjodh president i 45 i Shteteve të Bashkuara, zëvendës- presidenti Joe Biden iu tha reporterëve se do të kandidojë për herë të tretë për postin më të lartë në vend, por pas katër vjetësh- njofton Fox News.
“Unë do të kandidoj në vitin 2020”, tha Biden, 74 vjeç, para një grupi reporterësh në Capitol, ditën e Hënë në mbrëmje. “Kështu, uh, çfarë dreqin, o njeri!”- psherëtiu ai.
Kur e pyetën nëse ishte serioz , apo po bënte shaka, zëvendës- presidenti heshti për rreth katër sekonda dhe psherëtiu. Në atë moment ishte pyetur nëse do të kandidonte për president.
“Po, do të kandidoj” – tha Biden. “Po, unë do të… Ne do të garojmë përsëri”!- tha zëvendës- presidenti.
Veritas.com.al/