(FOTO: Marine Le Pen, kandidate e Frontit Nacional për presidente e Francës)

Presidenti François Hollande denoncoi nacionalizmin në fushatën e ardhshme zgjedhore për presidentin e Francës; por reagoi menjëherë Marine Le Pen- kandidate e Frontit Nacional. Ajo tha se “pas  fitores së Trump në Amerikë dhe Brexit në Britani, Francezët ndajnë me mbarë botën “frymëzimin për pavarësi” në luftë kundër globalizmit.

Në përshëndetjen për Vitin e Ri, Presidenti Hollande, i cili në fillim të Dhjketorit tha se nuk do të kërkojë mandat të dytë si President i Francës, aludoi rreth kandidates së Frontit Nacional Le Pen kur paralajmëroi kundër asaj ë ai e quajti “rritje e ekstremizmit” duke cituar Brexitin në U.K. dhe zgjedhjen e Donald J. Trump në Shtetet e Bashkuara.

“Ka periudha në histori kur çdo gjë mund të ndryshojë gramatikisht. Ne jemi në një nga këto periudha”- tha.

“Në pesë muaj ju do të bëni zgjedhjen… Franca është e hapur për botën, është evropiane, është vëllazërore. Si mund ta përfytyrojmë vendin tonë që mblidhet prapa mureve, e reduktuar vetëm te tregu i saj, duke u kthyer te monedha e vet kombëtare; dhe akoma më tej- duke diskriminuar fëmijët për shkak të origjinës së tyre”

“Atëherë kjo nuk do të jetë më Francë”- tha Holande, presidenti francez më pak popullor që nga Lufta e Dytë Botërore.

Le Pen, e cila parashikohet që të dalë kandidate edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve, iu përgjigj Holande. Ajoi tha: “Si shumë figura të tjera politike, Hollande ka hequr dorë komplet nga rivendosja e demokracisë dhe pavarësisë, që janë dy dëshirat më të mëdha të popullit Francez”.

“Këto  fjalë të fundit të vitit ofrojnë të paktën ngushëllim”- tha ajo.

“Ne e dimë se vitin tjetër nuk do të nënshtrohemi këtij moçali banaliteti dhe deklaratash mishmash e të papërputhshme me realitetin nga të cilat ka vuajtur Franca”- tha Le Pen.

/Veritas.com.al/