(FOTO: Marine Le Pen, favorit për zgjedhjet presidenciale në Francë)/

Marine Le Pen, favorit për turin e parë të zgjedhjeve të afërta presidenciale në Francë, ka thënë se ajo do të ndërtojë aleancën me Theresa May- kryeministre e Britanisë, me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán, dhe liderin  Polonisë Jarosłaë Kaczyński për të “çmontuar” Bashkimin Europian, në qoftë se ajo fiton zgjedhjet.

Zonja Le Pen e vuri theksin në një intervistë me gazetën Polake Rzeczpospolita, duke thënë se ajo do të “flasë me Orban rreth asaj që është e papranueshme për ne që quhet Bashkimi Europian, i cili ëhstë i pa tolerueshëm për veprimet e sotme të Europës”. Të njëjtën marrëveshje do “t’i ofrojë Marine Le Pen edhe zotit Kaczyński”.

“Sigurisht mund të mos biem dakord për gjithçka”- tha Le Pen,”por pas kësaj, secili vend është i lirë në sovranitetin dhe interesat e  veta”.

/Veritas.com.al/