Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg, thotë se postimet që përpiqen të organizojnë protesta kundër urdhrave të qëndrimit në shtëpi, do të ndalohen si “dezinformata”.
Shefi dhe krijuesi i Facebook konfirmoi për George Stephanopoulos të ABC në një segment të Good Morning America, se postimet do të bllokohen .
Stephanopoulos e pyeti Zuckerberg se si ndodh që Facebook tani po përdoret për të organizuar shumë nga këto protesta për të kundërshtuar udhëzimet e distancës sociale në shtetet. Nëse dikush përpiqet të organizojë diçka të tillë, a cilësohet si dezinformim i dëmshëm? ”
“Ne e klasifikojmë atë si dezinformatë të dëmshme dhe e heqim nga faqja”, konfirmoi Zuckerberg, duke thënë në të njëjtën kohë se është e rëndësishme “që njerëzit të debatojnë mbi politikat.”
Një zëdhënës i Facebook konfirmoi për CNN se protestat e planifikuara në Kaliforni, New Jersey dhe Nebraska po i hiqnin faqet e tyre nga Facebook me kërkesë të autoriteteve shtetërore.
Kjo erdhi pasi Presidenti Trump dha mbështetjen e tij për protestuesit në disa shtete të cilët po demonstrojnë kundër urdhrave të guvernatorëve të tyre për të qëndruar në shtëpi, përfshirë një protestë prej 3.000 personash në Lansing, Michigan. Protestuesit e Michiganit kanë përdorur Facebook-un për t’u organizuar.
VERITAS.COM.AL