Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Express.

Tashmë janë publikuar fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjeve, ku shihet presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq.

Marrëveshjet janë nënshkruar në mes të SHBA dhe të dyja shteteve si marrëveshje të veçanta.

Deri më tani nuk është bërë e ditur përmbajtja e marrëveshjeve, dihet vetem qe karakteri i tyre është ekonomik.

Bëhet fjalë për marrëveshje që shkojnë në investime deri në 13 miliardë dollarë për Kosovën dhe Serbinë.
VERITAS.COM.AL