Qeveria italiane synon të rifillojë nga janari i vitit të ardhshëm transferimin e emigrantëve në Shqipëri.

Pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, ku anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua nga gjykata e Romës.

Marrëveshja u firmos nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e italisë, Giorgia Meloni më 6 nëntor 2023 në Romë.

Në takimin e sotëm në Palazzo Chigi, pritet të marrin pjesë ministrat e Brendshëm, të Jashtëm, të Mbrojtjes dhe ata për Marrëdhëniet me Evropën, së bashku me nënsekretarin Alfredo Mantovano dhe këshilltarin diplomatik Fabrizio Saggio.

Kryeministrja Meloni theksoi rëndësinë e të menduarit “jashtë skemave tradicionale,” duke kujtuar se Italia ishte vendi i parë që nënshkroi një marrëveshje me një shtet jashtë BE-së për menaxhimin e emigracionit. “Kemi pasur disa sfida në interpretimin e rregullave, por po i tejkalojmë,” u shpreh ajo.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *