Koment/ Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku njofton se do të takohet me Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, vizitë të cilën e ndërpreu dy ditë më parë, për shkak të tërmetit me magnitudë 5.8, që tronditi vendin.

Para nisjes drejt SHBA, kreu i qeverisë jep një tjetër mesazh të fortë për mediet dhe gazetarët, që krijuan mbrëmjen e kaluar alarm dhe panik te qytetarët, teksa paralajmëruan një tërmet apokaliptik 6 ballësh, duke nxjerrë në rrugë shumë njerëz. Rama shkruan në “Facebook” se është shumë i revoltuar për përhapjen e këtij fakenews kriminal, por edhe shumë i keqardhur që shumë qytetarë ranë pre e asaj ligësie të pashoqe.

“Jam thellësisht i revoltuar, që një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një Fakenews kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej jush! Po njëkohësisht, jam thellësisht i keqardhur, që shumë prej jush, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë, kaos mundësisht, për arsyet e panjerëzishme të Mosarsyes. Sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork, ku do të takohem me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish apo personalitete me rëndësi, si edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, shkruan Rama ndër të tjera.

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, një parti e majtë liberale pjesë e forcave politike që nuk e pranojnë doktrinën e Trump, ka sulmuar menjëherë kryeministrin, duke përqeshur edhe takimin me presidentin Trump. Ai shkruan:

‘Kryeministri ja mbathi!, iku iku? Turp, turp, turp. Dje nw darkw ne ora 22.30, pas nje “vizite”, a per te shplare gojen, prej rreth 20 oresh ne Shqiperi, Edi Rama braktis vendin”.

Gjithë qëllimi i të majtës liberale LSI është që të minimizohet takimi me Donald Trump.

Veritas.com.al/