Në mos jo të gjitha, një pjesë shumë e madhe e femrave dëshiron të ketë flokë të gjatë dhe të shëndetshëm. Mirëpo faktorët gjenetikë, kequshqyerja, moskujdesja, duhanpirja, etj. Shpesh herë, nuk i lejojnë ta bëjnë realitet këtë dëshirë. Më poshtë, po ju zbuloj disa sekrete, që do t’ju ndihmojnë në zgjatjen e shëndetshme dhe natyrale të tyre.
Është e vërtetë që një maskë mund të zgjasë flokët?
Një maskë e mirë është ajo që përmban avokado dhe vaj kokosi. Në mënyrë të veçantë, përzieni 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle vaj koksi dhe gjysmë avokado (pure). Në vazhdim, aplikojeni në flokët tuaj dhe lereni të veprojë për rreth 30 minuta. Për rezultate më të shpejta, aplikojeni 1 herë në javë.
Mënyra më e lehtë, më e njohur dhe sigurisht më e lirë…
Nuk besoj të ketë femër që të mos ta ketë provuar qoftë dhe një herë. Këtë e bënte akoma dhe gjyshja ime, që po të rronte, do të 100 vjeçe tani. Ngrohni pak vaj ulliri dhe aplikojeni nga mesi i flokëve dhe poshtë (jo në rrënjë se krijon yndyrnë). Lereni të veprojë për rreth 2-3 orë dhe pastaj lahuni si zakonisht
Maska për flokë të thatë dhe të dëmtuar
Për të realizuar një maskë ushqyese keni nevojë për 2 mollë, 1 banane dhe 250 ml glicerinë për të hidratuar flokun. Përzijini mirë dhe lëreni ashtu për 10 minuta në flokët tuaj. Flokët e thata kanë nevojë për ushqim,ndaj frutat arrijnë t’i furnizojnë me të gjitha vitaminat, që ndihmojnë në rindërtimin e rrënjës por dhe ti japë volum dhe shkëlqim flokut.
Maska për flokë të dëmtuar
Nëse keni flokë të demtuar, tretni për rreth një orë 2 lugë drithëra në qumësht të ngrohtë. Vendoseni në flokë për 15 minuta, më pas lahuni. Tjetër alternativë është që të bashkoni një gotë me kos dhe një lugë mjaltë, më pas vendoseni në flokë e lëreni për rreth një orë duke larë me pas floket me një shampo për flokë të dëmtuar.
Maska për flokë të thatë
A e dini që flokët e thata e të pahidratuara i thithin vajrat si sfungjer? Kjo ndodh sepse kanë veti ripërtëritëse, gjallëruese dhe mbi të gjitha hidratuese. Si duhet të kujdesemi për flokët tanë? Nuk na kushton asgjë që të tregojmë pak vëmendje përpara se flokët të shkojnë në një stad më të keq dhe që dëmtimi të jetë i pandreqshëm.
Maska nr.1
Ja disa maska ushqyese që mund të bëni 1 herë apo 2 muaj dhe që rekomanduar që duhet mbajtur gjithë natën në flokë kjo përbërje. Në pamundësi për ta mbajtur gjatë gjumit, duhet të rrijë të paktën 4 orë në mënyrë që floku ta thithë më mirë.
Përbërësit: 1/2 gotë vaj ulliri, 2 të kuqe veze, 3 lugë gjelle lëng limoni (lëng i vërtetë limoni).
Në bazë të gjatësisë së flokëve përmasat mund të ndryshojnë. Mund të luani vetë me
përmasat sipas nevojave tuaja.
Njomni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe lidheni në kokë, (sikur keni dalë nga dushi), në mënyrë që flokët të thithin lagështirë e të mos jenë shumë të thatë kur të vini maskën. Pasi e keni mbajtur pershqirin për rreth 30 min, atëherë mund të filloni të aplikoni masën e mësipërme e cila duhet të jetë sa më homogjene. Më pas mund të rrethoni flokët me një qese të hollë në mënyrë që maska mos të rrëshkasi. Për pastrimin e maskës thjesht vazhdoni ritualin e zakonshëm tuajin për larjen e flokëve.
Maska nr.2
Nëse flokët tuaj janë të ashpër dhe të thatë, bëni këtë maskë një herë në javë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta, duke i mbështjellë flokët me një peshqir të ngrohtë,më pas lajini flokët dhe shplajini me ujë të vakët.
Për këtë maskë nevojiten:
1/2 Avokado i bërë mirë dhe i qeruar
2 lugë gjelle birrë
Pak vaj dafine (nëse nuk keni zëvendësojeni me vaj ulliri)
1 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Pasi e keni prerë avokadon i hidhni bashke me produktet e tjera dhe i grini mirë derisa të bëhet në formë kremi dhe maska është gati.
Sekrete shtesë:
Përbërësit e mësipërm mund t’i gjeni në dyqane që shesin produkte organike ose në farmaci të përzgjedhura.
Vaji i pastër i kastorit është mjaft i trashë, prandaj në qoftë se vështirësoheni në hapjen e përzierjes, shtoni pak vaj ulliri për ta holluar.
Dozat e mësipërme janë për flokë me gjatësi mesatare, në qoftë se keni flokë të gjata si unë, dyfishoni sasinë e përbërësve
Si të rrisim elasticitetin e flokëve të djegur
Përbërësit që do të
nevojiteni:
1 banane e pjekur mirë
1 filxhan ujë i ngrohtë
2 lugë gjelle kamomil i thatë
1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
1 lugë gjelle mjaltë trumze
Përgatitja
Në një tas përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të formohet një masë homogjene. Në vijim, aplikojeni në flokët tuaja duke e lënë të veprojë për rreth 35 minuta. Pastaj shpëlahuni si gjithmonë. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1 herë në javë
Shpleksja e flokëve është një proçes i dhimbshëm dhe i lodhshëm, prandaj me anë të kësaj recete do të bëhen më të butë dhe të lehtë për tu krehur.
Në mënyrë të veçantë, do të nevojiteni 2-3 lugë gjelle aloe vera, 1 filxhan (çaji) ujë, 4-5 pika glicerinë, 5-6 pika vajra esencialë, pak ekstrakt grejpfruti dhe një shishe me pompë për spërkatje.
Brenda shishes shtoni të gjithë përbërësit e sipërpërmendur duke i përzjerë mirë së bashku. Në vijim, spërkatni flokët me të, pak para se të kriheni. Pjesën tjetër ruajeni në derën e frigoriferit për herën tjetër.