Frrok Çupi/

Sipas reporterëve dëshmitarë pranë vilës 31 në Bllok, këtu sapo ka nisur një takim kokë më kokë mes kryetarit të qeverisë, Rama, dhe kryetarit të Kuvendit, Meta. Të dy janë takuar si përfaqësues të krahëve në koalicionin qeveritar.

Disa thonë se janë takuar në kuadrin e seancës parlamentare nesër, e cila nuk mund të vendosë asgjë pa praninë e Opozitës, e cila ka deklaruar se nuk merr pjesë në punimet e Parlamentit. Nesër flitet për “importin e plehrave” dhe për Vettingun.

Sot kryetar i Opozitës, Basha, la për të nënkuptuar se edhe vetë Vettingu është pjesë e “plehrave” që importohen nga mafia e huaj plus mafia e vendit. Ai tha se “Reforma në Drejtësi është një akt mafioz’ që qeveria bashkë me miqtë e tyre të korruptuar deshën ta vendosin për të kapur Drejtësinë në duar të Ramës.

Basha denoncoi fuqishëm Reformën e ashtuquajtur, si një akt marrëveshjeje mes mafies këtu dhe asaj që paketohet në burokratët e BE. Ai tha se Reforma do të bëhet, por do të bëhet në linjën Uashington- Bruksel.

Këta këtu i tmerron kur përmendet “Uashingtoni”, aq më tepër për një moment si ky ku vihen në balancë elita politike e “moçalit” dhe interesat e popujve; politika përparuese e administratës së Trump apo degradimi i BE.

Krahas me takimin Meta- Rama, nga BE u shfaqen dy persona: Mogherini dhe Hahn; të dy në kërcënim ndaj opozitës.

Për BE me sa duket janë momentet e fundit dhe tenton të kapet pas politikave majtiste të prapambetura e anti- popullore si kjo e qeverisë së Tiranës. Më datë 23 prill mbahen zgjedhjet në Francë dhe që atë ditë Franca nuk do të jetë si sot; edhe BE merr goditjen e fundit. Nuk ka kohë për ata që i kishin thurur interesat si merimanga nëpër vila dhe nëpër parcela droge dhe tenderë në Shqipëri.  Interesat mafioze të nëpunësve të BE përplasen këtu. Zonja Mogherini para pak kohe është kapur me mbesën e vet duke trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Italisë bashkë me një grup mafioz. Sot ambasadoresha e tyre Vlahutin u kap duke bërë shitje- blerje interesash dhe deputetësh mes partive të opozitës me qeverinë

BE është “qelbur” nga koka dhe këtë erë e transmeton në Shqipëri ku e ndjen se ka politikë anti- popullore dhe kundër zhvillimeve moderne perëndimore.

Me gjithë këto “kokë- për- kokë” mes njerëzve të frikësuar nga protestat qytetare dhe vendimin patundur të Opozitës, ditët e  ardhshme presin zhvillime të reja. Sepse është e pamundur të ngulitet aq thellë Mafia dhe Kominterni në këtë vend të varfër dhe me alergji ndaj diktaturës komuniste.

/Veritas.com.al/