Theresa May ka akuzuar politikanët dhe zyrtarët evropian se po kërcënojnë Mbretërinë e Bashkuar në përpjekje të paramenduara për të influencuar në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit.
“Kushdo që të fitojë në 8 qershor do të ballafaqohet me një qëllim thelbësor: Për të bërë marrëveshjen më të mirë për Mbretërinë e Bashkuar për Brexit”- tha ajo.
“Dhe në pak ditët e kaluara ne kemi parë se sa të vështira do të jenë këto bisedime”.
“Pozita e Britanisë në negociata është keqinterpretuar nga media kontinentale. Përballja me negociatat e Komisionit Europian ka qenë e vështirë.”
“Kërcënimet kundër Britanisë janë përhapur nga politikanë dhe zyrtarë të Europës. Të gjitha këto akte kanë qenë të parashikuara që të influencojnë rezultatin në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në 8 qershor”. (Kujtojmë se zyrtarë të BE ngritën ‘stuhi në gotë’ mbi ‘ndërhyrjen e Rusisë’ në zgjedhjet presidenciale amerikane).
Shiko imazhet në Twitter:
EU: Your bill will be €50bn!
Britain: Erm, no…
EU: Okay… €100bn!
Britain: We’re not sure Brussels knows how negotiation works…