Bashkimi Europian dhe vendet e Lidhjes Arabe insistojnë që Jerusalemi të jetë kryeqytet i përbashkët i Izraelit dhe i shtetit të ardhshëm Palestinez; teksa Shtetet e Bashkuara përgatitet për ta zhvendosur ambasadën e vet në Jerusalem- hap ky që i mërzit vendet e botës Arabe.

Duke folur pas bisedimeve të të Hënës, mes BE dhe ministrave të vendeve të Ligës Arabe, shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini tha se “statusi special dhe karakteri i qytetit duhet të ruhen”.

Ajo gjithashtu tha se blloku BE e shikon ‘sy për sy se mund të ketë zgjidhje me dy shtete, Izraeil dhe Palestinë duke jetuar pranë njëri tjetrit në paqe.

Bisedimet u zhvilluan në mes të përgatitjve të Uashintonit për të zhvendosur ambasadën Amerikane në Tel Aviv.

(Federica Mogherini, majtas, përshëndet ministrin e jashtëm Palestinez Riyad al-Maliki pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të BE në selinë e Europës në Bruksel të Hënën, 26 shkurt, 2018. Foto: AP Photo/Virginia Mayo)

Veritas.com.al/