Kanë mbërritur për herë të parë në vendin tonë vaksina ruse Anti-COVID, Sputink-V. 10.000 vaksinat Sputnik, janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed.

Teksa ka pritur nga aeroporti i Rinasit vaksinat ruse, ministrja Ogerta Manastirliu, së bashku me ministrin e Shtetit për Rindërtimin, theksoi se vaksinat menjëherë do të shkojnë në ISHP dhe më pas do të vijojë me procesin e vaksinimit.

Menjëherë do të shkojnë në ISHP për të gjitha procedurat, më pas do të vijojmë dhe me fillimin e procesit të vaksinimit. Ndërkohë që procesi i vaksinimit po vijon, pas mësuesve dhe të moshuarve do të shtrijmë edhe më gjerë vaksinimin me vaksinat e tjera në vijim. Do të vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojmë vaksinimin masiv të popullatës dhe të parapërgatitemi për të qenë më të lehtësuar edhe për turizmin

Manastirliu nënvizoi se Komiteti i Imunizimit ka dhënë garancinë për përdorimin e vakinave.

‘Komiteti i Iminizimit dhe gjithë strukturat të cilat merren me çertifikimin, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave tashmë kanë dhënë prej disa javësh garancinë për vaksinat, që ofrojnë siguri dhe efikasitet.’ -tha Manastriliu.

Në fjalën e tij ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, falënderoi qeverinë e Emiratëve që u gjendën me tërmetin dhe po gjendet edhe me pandeminë krah Shqipërisë.

Teksa ka shpërndarë videon e ardhjes së vaksinave ruse në vendin tonë, kreu i qeverisë Edi Rama, shkruan se shumë shpejt do do të vijnë shuma të konsiderueshme që do të krijojnë mundësinë për një vkasinim të fuqishëm, për të dalë nga nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër,

‘Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër!’– shkruan kreu i qeverisë.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 46,515 doza të vaksinës ndaj COVID19. Janë kryer 27,334 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 7,753 vaksinime për të moshuar dhe 11,428 vaksinime për arsimtarët.