Ka mbërritur sot në Presidencë shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës si kryeministër, bazuar në nenin 96 të Kushtetutës.Dy ditë më parë, Rama prezantoi qeverinë e re, me të cilën do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. Edhe ministrat e rinj të Ramës pritet të dekretohen nga Presidenti Meta.

Shkresa është firmosu në emër të PS, nga sekretari organizativ, Damian Gjiknuri

Sipas rregullores, Sekretari i Përgjithshëm i partisë që fiton zgjedhjet çon në Presidencë emrin e mandatarit për kryeministër, fizikisht ose në mënyrë elektronike. Nuk dihet nëse vetë Gjiknuri në këtë rast, ka shkuar fizikisht te Meta apo e ka përcejllë shkrësën në rrugë të tjera.