Anne-Laure MONDESERT
Bruksel (AFP) – Anëtarët e BE të mërkurën kundërshtuan atë që ata thanë se ishte përdorimi nga Turqia i emigrantëve të dëshpëruar për të bërë presion ndaj fqinjëve të saj – dhe mbështeti fuqimisht goditjen e kufijve të Greqisë.
Në një deklaratë të dakorduar nga mbledhja e ministrave të brendshëm Evropian në Bruksel, 27 kryeqytetet thanë se “situata në kufijtë e jashtëm të BE nuk është e pranueshme”.
Më parë, qeveria e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan kishte mohuar se po përdorte kërcënimin e një vale emigrantësh për të “shantazhuar” BE-në.
Por deklarata e BE thoshte se blloku “kundërshton me forcë përdorimin nga Turqia të presionit migrator për qëllime politike”.
Ankaraja dëshiron që Brukseli të rritë mbështetjen për 3.7 milion refugjatë dhe emigrantë që Turqia tashmë po mban, dhe të mbështesë Turqinë në konfrontimin e saj gjithnjë e më të ashpër me regjimin Sirian.
Por anëtarët e BE këmbëngulin se Turqia duhet ti qëndrojë një marrëveshjeje të mëparshme në të cilën Brukseli ra dakord të paguante miliarda euro në këmbim për Turqinë për të parandaluar refugjatët dhe emigrantët të kalojnë në Greqi.
“Kalimet e paligjshme nuk do të tolerohen”, thuhet në deklaratën e BE.
“Në lidhje me këtë, BE dhe vendet anëtare të saj do të marrin të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjet e BE dhe ato ndërkombëtare.
“Emigrantët nuk duhet të inkurajohen të rrezikojnë jetën e tyre duke provuar kalime të paligjshme nga toka ose deti.”
Ministrat i kërkuan Turqisë të “transmetojë këtë mesazh dhe të kundërshtojë shpërndarjen e informacionit të rremë”.
– ‘Mbrojtja e kufijve tanë’ –
Ministrat gjithashtu mbështetën me forcë anëtaren,Greqinë, pavarësisht se agjensia e Kombeve të Bashkuara për refugjatet paralajmëroi se pezullimi i kërkesave për azil të Greqisë nuk ka asnjë bazë ligjore.
Zyrtarët e lartë të BE vizituan Greqinë dhe kufirin e saj të martën dhe i ofruan Athinës solidaritetin e tyre të plotë dhe një paketë 700-milion euro mbështetje për sigurinë e kufijve.
Atje, presidenti i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, duke shkuar aq larg sa për ta thirrur Greqinë “mburojë” të Evropës kundër fluksit.
Të mërkurën, ministrat nga vendet anëtare rane dakort.
“Unë u besoj autoriteteve Greke që të respektojnë ligjin Grek dhe Evropian,” tha Ministri Austriak i Brendshëm Karl Nehammer. “Tani na duhet mbështetje e plotë për Greqinë.
“Ne gjithashtu duhet të kujtojmë se kjo nuk është një krizë e rastësishme humanitare, por një veprim i udhehequr dhe stresuar nga Turqia kundër Evropës. Greqia po mbron BE-në kundër saj,” tha ai.
Kolegu gjerman i Nehammer, Horst Seehofer ishte dakorD që Greqia po përballet me një sfidë të veçantë në këtë kohë,qe justifikoi vendimin e saj për të ndaluar lejimin e hyrjeve për të bërë kërkesa për azil.
“Po, është në rregull, duke pasur parasysh situatën. Greqia po bën një punë shumë të rëndësishme për të gjithë Evropën, duke mbrojtur kufijtë tanë,” tha ai kur arriti në Këshillin Evropian.
Ministri i Brendshëm Francez, Christophe Castaner paralajmëroi se vendimi i Turqisë për të lënë emigrantët të largoheshin, ishte konfrontuar në bllok me “një moment mbase historik” për të siguruar kufijtë e saj.
– ‘Plumba gome’ –
Margaritis Schinas, komisioneri i BE-së për emigracionin dhe promovimin e mënyrës evropiane të jetës dhe duke qene vetë një Grek, tha se shpresonte që kriza të çonte në një reformë më të gjerë të emigracionit.
Ai u tha gazetarëve se vendet anëtare kishin mbështetur planin e veprimit prej gjashtë pikash të Brukselit për të reformuar “veprimet gjysmake ” të Evropës të ligjeve të emigracionit.
Kjo tregoi se kur Evropa do,mund të veproje me shpejtësi, tha ai. “Gjithçka që ne kemi bërë për tre ditët e fundit është qartë një tregues se Evropa që mbron është e mundur.”
Zëvendësministri i emigracionit në Greqi, Giorgos Koumoutsakos, tha se ai ishte shpresues për mbështetjen e plotë të partnerëve të tij.
Kritika ndaj taktikave të Greqisë po ushqehet nga “propaganda”, tha ai. Duke mohuar goditjet direkte me plumba ndaj emigrantëve, ai tha se behej fjale thjesht “per disa plumba gome”.
Pamjet e mediave sociale nga rajoni i Egjeut kanë treguar atë që duket se autoritetet Greke kërcënojnë dhe rrezikojnë jeten e emigrantëve që kapen pas gomoneve te paqëndrueshme.
Drejtori i Human Rights Watch Lotte Leicht tha: “Nëse zyrtarët më të lartë të BE-së janë të gatshëm të mbulojnë syte ndaj abuzimeve të tilla dhe shkeljeve të ligjit ndërkombëtar, ata thjesht ftojnë më shumë të bejne te njëjtën gjë.”
Por zyrtarë të lartë të BE kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për rrezikun e “lajmeve të rreme” të armatosura për të minuar solidaritetin Evropian.
VERITAS.COM.AL/