Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka nisur punen per hatimin e projekt- ligjit qe do te kontrolloje Presidentin per te mos e lejuar me te beje zullume siç ka bërë. Taani e ttutje edhe sikur presidenti Meta te çmendet perfundimisht, nuk do te jete ne gjendje te beje demet qe ka bere ose qe deshiron te beje

Pas paralajmërimit të Edi Ramës në seancën plenare të 7 shtatorit se duhet një ligj i posaçëm për Presidentin e Republikës, deputetët e tij nuk ndenjën duar kryq.

 Gazetarja  Elda Menga e TCH raporton se në  axhendën e Komisionit të Ligjeve është futur ngritja e një grupi pune, i cili do të merret me hartimin e një ligji special  për kreun e shtetit duke iu referuar gjetjeve që bëri komisioni hetimor, i cili në fillim kërkoi shkarkimin  e tij dhe i mbylli hetimet me një këshillim.

Kësisoj e hëna e dytë e shtatorit i gjen socialistët me mëngë përveshur ku nga njëra anë kanë nisur punën për “sezonin e dytë” të reformës zgjedhore dhe tani më do të vijojnë edhe me hartimin e ligjit special për President i Republikës, i cili mesa duket u bë precedent që pasuesit e tij në godinën e autoritetet më të lartë shtetëror, do të veprojnë sipas rregullave që do të hartojnë në ligj socialistët.

VERITAS.COM.AL