Dera e Bashkisë së Kamzës është hapur me forcë nga militantë të Partisë Socialiste. Edhe pse ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu kishte deklaruar se nuk do të dilte nga zyra, me të mbaruar orari zyrtar i punës, socialistët janë shfaqur përpara bashkisë dhe kanë hapur derën, pa ndonjë rezistencë. Ish kryetari Mziu nuk është shfaqur.

Në ambientet e jashtëm të bashkisë nuk ka patur punonjës të administratës apo militantë të Partisë Demokratike, incidentet e paralajmëruara janë shmangur vetvetiu.

Pritet që në bashki të mbërrijë edhe Rakip Suli, kryebashkiaku i ri i Kamzës.

Veritas.com.al/