Mblidhet në selinë rozë Kryesia e re e PS.  Gazetarja Fjona Xhafa tha për “ABC News” se mbledhja pritet të zgjasë pasi do të caktohen edhe porositë e reja për anëtarët e skuadrës së re. Synimi tashmë është i qartë për mandatin e katërt qeverisës.

Mbledhja vjen vetëm një ditë pas mbajtjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila u zhvillua në Durrës, ku dhe u prezantuan 12 drejtuesit e partisë në qarqet e vendit.

Asambleja e Partisë Socialiste pasohet nga Kongresi dhe thirrja e vazhdueshme e rienergjizimit të socialistëve, duke njoftuar dhe krijimin e një strukture të re për të rinjtë që angazhohen në politikë.