Presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta ka marrë një letër urimi nga Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II me rastin e marrjes së detyrës.

Në mesazhin e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e uron Metën për detyrën e tij si President dhe thekson për bashkëpunimi midis dy vendeve.

“Dëshiroj t’ju uroj me rastin e përurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Unë dhe Qeveria ime presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të fuqizojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ju përcjell Ju dhe popullit të Republikës së Shqipërisë urimet e mia më të mira për të ardhmen”, – shkruhet në mesazhin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II

Veritas.com.al/