Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me kreun e Prokurorisë së Posaçme. Altin Dumani.

Abbott rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.

“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, thotë ambasada në një njoftim për takimin.

Në fund të janarit, Prokuroria e Posaçme publikoi planin e masave për zbatimin e strategjisë së hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Masat kryesore përfshijnë ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor, monitorim dhe hetim në terren për parandalimin e krimeve zgjedhore, monitorim në media dhe rrjetet sociale dhe monitorim financiar.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *