Nga: Luca Romano /
Tension shumë i lartë midis Washington-it dhe Città del Messico .
Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur kufirin për trafikun e automjeteve midis San Diegos dhe Tijuanas, pas mbërritjes së mijëra emigrantëve në kufij. Një grup emigrantësh midis atyre që kishin nisur sulmin në barrierën e kufirit arritën të kalonin gardhin. Agjentët amerikanë kanë qëlluar me gaz lotsjellës, duke detyruar një pjesë të madhe të ktheheshin prapa.
Dhe përplasjet erdhën pas fjalëve të ashpra të Presidentit të SHBA, Donald Trump: “Emigrantëve në kufirin jugor nuk do tu lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara derisa kërkesat e tyre të aprovohen individualisht në gjykata”, ka tweetuar tajkuni. “Të gjithë do të mbeten në Meksikë,” ka gjëmuar. Për momentin, mbi 5.000 emigrantë nga Amerika Qendrore, shumica dërrmuese nga Hondurasi, janë mbledhur së bashku.
Veritas.com.al/