“Prandaj nuk duhet thjesht një fitore e PS, por një triumf e PS. Një fuqi e investuar me votën e shqiptarëve që në 11 maj nuk duhet të mendojnë të parën partinë me logon që do të zgjedhin, por të mendojnë Shqipërinë në tryezën e negociatave që duhet t’i mbyllin brenda 2027. Janë 1 mijë veta që janë të ulur në të gjitha tryezat që bëjnë negociata ndërkohë që janë rreth 40 persona që merren vetëm me këtë punë. Ndërkohë që nga ana e tyre cdo javë ata ndjekin ecurinë e detyrave. Futja në BE është ngritja e dytë e flamurit shqiptar që i jep sovranitetit tre vlera të sigurta njëherë e mirë: lirinë indivuduale, barazinë para ligjit dhe standardet evropiane të bashkëjetesës demokratike.”