Kryeministri Edi Rama thotë se termi i Vorio Epirit ka vdekur dhe nuk duhet të përdoret më.

Nga Selaniku, Rama u shpreh se qarqe nacionaliste greke munduan ta ndalojnë për ta kryer tubimin me shqiptarët e diaporës.

Kreu i qeverisë shtoi se Greqia është partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju.Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir, ata kanë bërë edhe në adresën time,  kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton keqardhje,  çdo sfazëm e kujtdo qoftë në Shqipëri, që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë mike. Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe individëve të dalë bojë dhe të dalë kohe këtyre anëve. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon vetëm dritë shkurtësinë dhe pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21. Këto janë fosile për gjynah, nuk duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh, ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj. “, theksoi ai.