Ora ra 19.00; siç ishte parashikuar, në ketë moment është mbyllur procesi zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit, në 61 bashkitë e vendit. Parashikohej dhunë dhe trazira nga miilitantët e PD dhe LSI, me gjithë ultimatumet e kancelarive të Perëndimit për ‘vëmednjes e nëse ka dhunë do të ketë edhe masa’. PD e Bashës dhe LSI e presidentit Meta kishin kërcënuar qytetarët se do t’i sulmonin me bomba molotov ose me mjete të tejra të forta nëse do të shkonin në qendrat e votimit. Kërcënimi për ndalimin forcërisht të votuesve para kutisë së votimit ka ndodhur për herë të parë në historinë moderne të vendit. Votimi nisi në orën 07:00 të mëngjesit dhe qytetarët shqiptarë iu drejtuan për 12 orë kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj, por edhe anëtarët e Këshillave Bashkiakë.

Garë shumëpartiake ka pasur vetëm në 30 bashki, pasi në 31 të tjera Partia Socialiste është e vetmja që ka kandidatë. PD dhe LSI, dy partitë e mëdha opozitare u larguan nga fusha e garës që në momentin kur kosntatuan se nuk mund të konkurronin; madje mund të mos kishin edhe kandidatë për kryetarë bashkie si në Tiranë e gjatkë. Partia e Re Demokratike ‘Bindja Demokratike’ e krijuar në vend të PD dhe nga anëtarë të PD, kishte vetëm pak muaj që nga dita e parë; megjithatë konkurroi në 22 bashki për kryetarë bashkie.

Mes 97 kandidatëve për kryebashkiakë, vetëm 10 janë gra. 23 prej socialistëve janë rikandidime.

Në të gjithë vendin u hapën 5417 Qendra votimi, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme KQZ njoftoi se, sipas Kodit Zgjedhor u shpërndanë materialet zgjedhore në 90 KZAZ. Të drejtën për të shkuar te kutia e votimit e kanë 3.464.328 qytetarë shqiptarë. Të gjithë ata që kanë votuar, kanë vendosur shenjën e tyre në dy fletë votimi: për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive, si dhe parlamentet lokale, pra këshillat bashkiakë.

Në zgjedhje morën pjesë gjithsej 36 parti, të ndara në dy koalicione: Aleanca për Shqipërinë Evropiane drejtuar nga PS dhe që përmban dhe 19 parti të tjera, Koalicioni Shpresa për Ndryshim me 6 parti, e udhëhequr nga Aleanca Kuq e Zi, ndërsa 9 parti garojnë jashtë koalicioneve.

Për herë të parë që nga pluralizmi, këto ishin zgjedhjet ku në gjysmën prej bashkive nuk ka dy kandidatë në garë, për shkak se opozita, ku bëjnë pjesë shumica e partive të djathta (PD, PR, PDIU, PBDNJ, LZHK) dhe LSI, nuk morën pjesë në zgjedhje.

Partia opozitare që garoi për herë të parë ishte Bindja Demokratike e Astrit Patozit, që garoi me kandidatë në 22 bashki të vendit.

Situata u acarua më shumë me pretendimin se ‘ nuk do të lejojmë qyterarët të votojmë, qoftë edhe me dhunë, kur Presidenti i vendit Ilir Meta e zhdekretoi 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Kuvendi nisi një procedurë për shkarkimin e tij nga detyra, ndërsa qeveria, aleatët perëndimorë dhe OSBAE mbajtën qëndrimin kushtetuesse zgjedhjet do të mbaheshin më 30 Qershor.

 

Bashkitë e drejtuar nga PD dhe LSI hynë në një kryengtitje duke aktivizuar nëpunsit e tyre për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve. Vetëm sot në mëngjes u arrit që të liroheshin qendrat e votimit të okupuara nga nëpunësit e bashkive opozitare.

Në zgjedhjet e shkuara vendore, koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), fituan shumicën dërrmuese të 61 bashkive të vendit. E majta mundi të marrë 45 bashki. Nën kontrollin e saj kaluan thuasje të gjitha qytetet e mëdha të vendit, me përjashtim të Shkodrës, e cila i mbeti të djathtës. Koalicioni i partive të djathta, i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi vetëm 15 bashki. Ndërsa Bashkia e Finiqit në jug të vendit u fitua nga Partia “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”.

VERITAS.COM.AL