Arrestohet ish drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi. Arrestimi është kryer këtë të enjte me urdhër të SPAK. Gazetari Leonidha Musaj raporton se operacioni është kryer në zyrat e kadastrës shtetërore të Vorës dhe Kamzës, aty ku kohët e fundit Dashi mbante edhe pozicionin si drejtuese.
Shoqërimi është kryer mëngjesin e sotëm në momentin kur ajo ka shkuar në zyrë. Sipas informacioneve paraprake i është marrë telefoni si dhe disa dokumente të tjera në zyrë. SPAK nisi një hetim ndaj Dashit, e cila ishte e komanduar disa muaj më parë si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit.
Disa muaj më parë, Dashi kërkoi dorëheqje të parevokueshme nga ish eprori i saj, Artan Lame. Që prej asaj kohe, ka nisur një hetim nga SPAK në Kadastrën Shtetërore, ku edhe janë marrë në pyetje disa punonjës. Gazetari theksoi se bëhet fjalë për një hetim të kryer për tjetërsim pronash.
Mësohet se në këtë operacion ka edhe disa persona të tjerë të shoqëruar.