Andrea Walton, Inside/

Shqipëria përshkohet nga tensione të forta, që shohin te kundërvihen ekzekutivi socialist i vendit, i udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, tani i pavarur dhe në të shkuarën anëtar i Partisë Socialiste për Integrim dhe mbështetës të opozitës .Objekt i mosmarrëveshjes janë reformat e gjyqësorit shqiptar, të dëshiruar fort nga Bashkimi Evropian dhe fondamentale, sipas Brukselit, për të favorizuar hyrjen e ardhshme të Tiranës në organizatë. Opozita ka akuzuar ekzekutivin se ka ushtruar një kontroll ecesiv mbi sistemin gjyqësor: dhe në fakt, me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë, po zhvillohet një kontroll për të identifikuar kush, mes 850 gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, është i korruptuar dhe duhet të spastrohet. Ilir Meta, megjithatë, tha që qeveria kishte zbatuar një grusht shteti, i cili do ta privonte atë nga mundësia e emërimit të zëvendësuesit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

Problematika serioze

Përplasja mes Metës dhe ekzekutivit të Edi Ramës rrezikon ta zhytë vendin në paqëndrueshmëri: Kreu i shtetit në të vërtetë ka kërcënuar të shpërndajë Parlamentin nëse mazhoranca nuk tërheq dispozitën për ndryshimet në emërimet e Gjykatës Kushtetuese dhe i ka shpjeguar këto synime gjatë një manifestmi të thirrur nga vetë ai në kryeqytetin Tiranë. Sidoqoftë, Presidenti i Republikës ka të drejtë të shpërndajë Parlamentin vetëm nëse ky i fundit nuk është në gjendje të emërojë një Kryeministër ose nëse ekzekutivi pëson një votë mosbesimi. Nuk është e qartë, pra, në çfarë mase mund të shtyhet përplasja midis palëve, por kjo ngjarje rrezikon të ketë një ndikim negativ në perspektivat ekonomike të Tiranës.

Sipas asaj që është raportuar në Nëntor 2019 nga Anila Denaj, Ministre e Ekonomisë dhe Financave, parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2020 duhet të jetë 4.1 për qind dhe kjo duhet të çojë në krijimin e të paktën 35 mijë vendeve të reja të punës dhe në një ulje në shkallën e papunësisë, aktualisht më pak se 11 për qind. Banka Botërore, nga ana tjetër, ofroi një pamje pak më pak optimiste për perspektivat e Tiranës, duke vlerësuar rritjen me 3.4-3.6 për qind për periudhën dy vjeçare 2020-2021. Në sfond, atëherë, ekziston koronavirusi i panjohur: sëmundja nuk është përhapur ende, për fat të mirë, në Tokën e Shqiponjave, por kjo mundësi është akoma prezente dhe mund të shkaktojë një impakt, madje edhe në mënyrë sinjifikative, në rritjen e sistemit. Situata ekonomike e Kontinentit të Vjetër dhe asaj botërore, për me teper, mund të ndikojë perspektivat shqiptare edhe nëse virusi nuk përhapet brenda kombit.

Prespektivat

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të shkojnë në votime, për rinovimin e Parlamentit, deri në vitin 2022 dhe kjo duhet ti garantojë ekzekutivit të Edi Ramës perspektiva të mira për mbijetesë politike. Partia Socialiste, në të vërtetë, gëzon një shumicë absolute të vendeve në Asamblenë Legjislative, 74 nga 140 dhe mund të qeverisë pa pasur nevojë të krijojë një koalicion. Sidoqoftë, në sfond ekziston rreziku që një përshkallëzim i protestave të sheshit mund të çojë në kolapsin e ekzekutivit dhe formimin e dinamikave preokupuese të afta për të ndryshuar status quo-në. Edi Rama, tani në mandatin e tij të dytë, do të duhet të përpiqet të menaxhojë situatën me ekspertizë dhe aftësi nëse nuk do të përmbytet nga vala e gjatë e mosmarrëveshjeve.

Veritas.com.al/